Drama në Suharekë i takoi Trepçës

15 nëntor 2018 | 23:41

Skuadra e Trepçës ka arritur fitore me rezultat 80:79 (20:16,17:20,21:19,22:24) ndaj Golden Eagle Yllit në ndeshjen e luajtur sonte në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja prej fillimit e deri në fund ishte e baraspeshuar, andaj edhe fituesi u vendos vetëm në castet e fundit.

Më të merituarit për triumfin e ekipit nga Mitrovica ishin Mark Dorris me 24 pikë, 6 kërcime e 9 asistime, Samir Zekiqi me 20 pikë e 6 kërcime dhe Dwane Miner me 19 pikë e 7 kërcime. Miner ishte ai i cili me një trepikësh të shënuar në sekondat e fundit të takimit edhe ua siguroi fitoren mitrovicasve.

Në anën tjetër te Golden Eagle Ylli më efikasit ishin Romelo Banks me 22 pikë e 10 kërcime, Robert Jones me 18 pikë e 5 kërcime dhe Terrell Everet me 17 pikë, 8 kërcime e 6 kercime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është arratisur në Hungari përmes…