Drama politike në vend, Kurti thërret konferencë për medie nga ora 16:00
06 mars 2026
| 14:46
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti mban konferencë për medie.
Sipas tij, konferenca do të mbahet në orën 16:00
Konferenca vjen pas takimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me liderët e partive politike. Në këtë takim nuk ka marrë pjesë askush nga partia në pushtet, Vetëvendosja.



