
Drejt finalizimit të legjislacionit dytësor nga fusha e shërbimeve sociale dhe familjare
Të enjten është përmbyllur Punëtoria dyditore e Grupit Punues për hartimin e akteve nënligjore që dalin nga Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare, e cila ka për qëllim përgatitjen dhe finalizimin e Projekt Udhëzimit Administrativ për strehimin familjar.
Qëllimi i udhëzimit administrativ është të rregulloj kushtet për marrjen e shërbimeve të strehimit, llojet e strehimit, llojet dhe numrin e përfituesve të vendosur në strehim familjar.
Ky projekt udhëzim administrativ ka rëndësi jetike në realizimin e reformës në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, të rinjve, të rriturve dhe të moshuarve.
Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në avancimin e politikave sociale dhe garantimin e qasjes së barabartë në shërbime për të gjithë qytetarët.
Mbështetja e UNICEF-it në këtë proces ka qenë e rëndësishme duke ofruar përkrahje e vazhdueshme në kompletimin e kuadrit ligjor dhe kontributin në reformën e shërbimeve sociale.