
‘Drejtësi për çlirimtarët’, më 17 tetor protestohet në Tiranë
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Hysni Gucati, ka njoftuar se më 17 tetor do të mbahet një protestë në Tiranë kundër Gjykatës Speciale dhe në mbështetje të liderëve të UÇK-së.
“Drejtësi për çlirimtarët, kundër padrejtësive që po u bëhen atyre. Më 17 tetor, në orën 17:00 të bashkohemi në protestë. Të organizojmë një protestë paqësore, e cila do të shpreh mllefin tonë ndaj Gjykatës Speciale”, ka thënë Gucati në një konferencë për medie në Tiranë.
Të premten dhe të shtunën, rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë janë mbushur me billborde në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në Tiranë, po ashtu është parë thirrja “Liri për çlirimtarët” bashkë me fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.