‘Drejtësi për çlirimtarët’, përfundon protesta në Strasburg
16 nëntor 2025
| 14:09
Ka përfunduar protesta e organizuar nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së në Strasburg të Francës.
Kjo protestë është organizuar për të treguar mbështetje për ish krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë dhe për të kërkuar drejtësi për ta.
Organizata e Veteranëve ka njoftuar se i kanë dërguar letra të gjithë anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës ku kanë ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me procesin në Hagë.
Protesta të tilla janë mbajtur edhe në Prishtinë, Tiranë dhe Hagë.



