Drejtoresha e arsimit në Malishevë: Mësimi duhet të mbahet me orar të plotë

14 mars 2022 | 13:10

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsimi dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëresha Krasniqi, sot pas vizitës në disa shkolla të kësaj komune, ka shfrytëzuar rastin t’i njoftojë të gjitha shkollat, se mësimi duhet të mbahet me orar të plotë, pra ora e mësimit të jetë e plotë, gjë për të cilën edhe janë njoftuar më herët.

Po ashtu drejtoresha Krasniqi, ka kërkuar nga drejtorët e shkollave që gjithashtu ta respektojnë orarin e punës në shkolla, në të kundërtën do të ndëshkohen me heqje të mëditjeve.

Këto deklarata drejtoresha Krasniqi i bëri pas vizitave në Shkollat Fillore dhe Mesme të ulëta në Marali dhe Dragobil, pasi ka vërejtur se mësimi po mbahet me orar të shkurtuar, ndërsa drejtorët nuk i ka gjetur në vendet e punës, e të cilët paraprakisht nuk e kanë informuar drejtorinë për mungesën e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miliarderi rus, Andrei Melnichenko, ka bërë thirrje për armëpushim në…