Drejtoresha Krasniqi viziton dy shkolla në Malishevë, njoftohet me gjendjen në arsim

07 shkurt 2022 | 12:56

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, në kuadër të vizitave në shkolla, të hënën i ka vizituar shkollat në fshatrat Bellanicë dhe Astrazup, ku është njoftuar nga afër me gjendjen e përgjithshme në këto shkolla.

Përfaqësues nga kjo drejtori kanë theksuar se qëllimi i këtyre vizitave është njoftimi me gjendjen e përgjithshme në shkolla, duke filluar nga njoftimi për nevojat që kanë shkollat, e deri te cilësia në mësimdhënie, higjiena, si dhe gjendja me pandeminë Covid-19.

Drejtoresha Krasniqi është njoftuar me gjendjen në këto dy shkolla, nga ana e përgjegjësve të tyre, si dhe i ka vizituar edhe klasat ku mbahet mësimi, ku është takuar dhe me nxënës dhe me mësimdhënës.

“Ju përgëzoj për punën që bëni dhe profesionin fisnik që keni, dhe ju siguroj se përkrahja nga ana e drejtorisë nuk do të mungoj asnjëherë, por kërkoj edhe më shumë angazhim nga ju, në arritjen e rezultateve dhe sukseseve nga puna juaj që bëni me nxënësit”, ka thënë drejtoresha Krasniqi, gjatë takimeve me mësimdhënës në këto shkolla.

Drejtoresha Krasniqi ka bërë me dije se vizita të tilla do bëhen në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, të cilat janë përgjegjësi e drejtorisë që ajo drejton dhe qëllim i këtyre vizitave është njohja me gjendjen në shkolla dhe ofrimi i mbështetjes për rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies në të gjitha shkollat, gjithmonë brenda kompetencave që ka drejtoria.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka folur…