
Drejtori i ATK-së: Synimi ynë, dialogu ndërmjet ATK-së dhe bizneseve
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimor të Kosoëvs, Mentor Hyseni, me bashkëpunëtorë, mori pjesë në Forumin Vjetor të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Në fjalën e tij, drejtori Hyseni tha se është kënaqësi e veçantë që sot të takohem me ju, në këtë takim të parë të përbashkët, ku synimi ynë kryesor është të ndërtojmë një dialog të hapur dhe të vazhdueshëm ndërmjet Administratës Tatimore të Kosovës dhe komunitetit të bizneseve.
Tutje ai shtoi se jemi të vetëdijshëm se zëri i bizneseve është jetik për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend. Pikërisht për këtë arsye, dëshiroj t’ju njoftoj më për së afërmi me disa nga ndryshimet kryesore që janë bërë në Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek bizneset tuaja.
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me Administratën Tatimore të Kosovës, duke theksuar nevojën për dialog të hapur dhe partneritet me komunitetin e biznesit.
Drejtori Hyseni u premtoi komunitetit të bizneseve se ATK mbetet e përkushtuar të jetë një administratë më transparente, më moderne dhe më afër tatimpaguesve, duke ndërtuar së bashku një ambient më të favorshëm për zhvillim ekonomik.