
Drejtori i AVONET: S’mundet një ministër që është deputet të nënshkruajë udhëzim administrativ
17 korrik 2025
| 08:25
Drejtori i rrjetit të OJQ-ve, AVONET, Kenan Gashi ka folur në lidhje me vendimet jokushtetuese të qeverisë në detyrë.
Ai u shpreh se nuk mundet një ministër që është deputet siç u shpreh ai, të nënshkruajë një udhëzim administrativ.
“Nuk mundet një ministër që është deputet me nënshkru një udhëzim administrativ apo me nxjerrë një vendim, sepse Ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e ka përcaktuar rolin e tij ose të saj dhe nëse çdo veprim që ka marrë e ka keqpërdorur detyrën dhe pozitën zyrtare dhe ka kaluar autorizimet e tij si personat me të cilin është thirrur”, u shpreh tutje Gashi.