Drejtori i Barcelonës e lë të hapur mundësinë që Depay të largohet gjatë janarit

13 janar 2023 | 11:18

Drejtori sportiv i Barcelonës, Matheu Alemany, e ka lënë të hapur mundësinë për largimin e Memphis Depayt në afatin kalimtar të janarit.

Xavi ka pohuar se nuk dëshiron që askush të largohet, por nëse ka një lojtar që ka gjasa ta bëjë këtë, sulmuesi holandez mund të jetë ai.

Depay është në fund të renditjes për sa i përket opsioneve të sulmit të Barcelonës.

Duke folur për “Sport”, Alemany ka lavdëruar 28-vjeçarin, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai të largohet.

“Do të shohim. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe askush nuk do të jetë i tepërt. Ai ka shumë cilësi… Unë nuk mund t’i parashikoj gjërat”.

“Jemi të kënaqur me skuadrën që kemi bërë. Është e thellë dhe ka shumëllojshmëri, por ne jemi të vetëdijshëm dhe të vëmendshëm ndaj gjithçkaje, megjithëse nuk ka urgjencë”, ka thënë ai.

Kontrata e Depayt me Barcelonën skadon pas përfundimit të sezonit aktual.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk mund të mohohet se Erik ten Hag e ka…