Drejtori i Bayernit: Harry Kane nuk shkon askund

08 maj 2025 | 16:00

Pas dy vitesh te Bayern Munchen, Harry Kane më në fund fitoi trofeun e tij të parë në karrierë, titullin e kampionit të Gjermanisë.

Megjithatë, spekulimet për një rikthim të tij në Angli nuk kanë pushuar, sidomos për shkak të një klauzole në kontratën e tij, që mund të lejojë një largim të parakohshëm nga “Allianz Arena”.

Thuhet se në marrëveshjen katërvjeçare të nënshkruar në verën e vitit 2023 me rekordmenët e Gjermanisë, kapiteni i Anglisë përfshiu një klauzolë që i mundëson atij të largohet çdo verë për një shumë dhjetëmilionëshe, e cila ulet vit pas viti. Kjo rrit presionin për drejtuesit e klubit, si drejtorët Maks Eberl dhe Kristof Frojnd, që të garantojnë qëndrueshmërinë e skuadrës.

Por së fundmi, drejtori sportiv, Kristof Frojnd, ka reaguar për herë të parë për këto spekulime me katër fjalë që vendosin qartësi: “Harry nuk shkon askund”. Drejtuesi bavarez theksoi gjithashtu se largimi i bashkëkombësit të Kane, Erik Daier, nuk ka ndikuar në vendimin e tij. Me Daierin, sulmuesi anglez luajti për shumë vite te Tottenham në Premier Ligë. Herri është shumë i respektuar në skuadër. Ai ka marrëdhënie të mira me të gjithë dhe është përshtatur shumë mirë në Mynih.

Vetë Kane është entuziast pas titullit të parë dhe pas festës së kampionatit dhe ka treguar qartë planet e tij për të ardhmen: ai dëshiron të vazhdojë me Bayernin. Emri i tij u përfol për një rikthim në Premier Ligë, ku Liverpuli është i interesuar për një numër 9 dhe te golashënuesi më i mirë i historisë së kombëtares angleze, ata shohin garanci për golat në të ardhmen.

Një stimul për ta shtyrë sulmuesin drejt një rikthimi në Angli do të ishte edhe rekordi historik i golave në këtë kampionat, i cili mbahet nga legjenda Alan Shirer me 260 gola. Kur Kane u largua nga Tottenhami, ai ishte në kuotën e 213 golave, të cilat i ka shënuar në 320 ndeshje dhe me ritmet e tij të golave sezonalë, por edhe me moshën ende që ia lejon, nuk është aspak çudi që Herri të synojë edhe rekordin e Shirerit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i njohur Luiz Ejlli është shpallur i pafajshëm nga…