
Drejtori i BKS-së i pret bashkatdhetarët në pikën kufitare në Merdare
18 korrik 2021
| 23:39
Sonte drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku vizitoi pikën kufitare në Merdare, ku priti bashkatdhetarët të cilëve Qeveria e Kosovës po u’a mbulon pagesën e policës së sigurimit kufitar.
“Mbi 20 mijë vetura kanë hyrë në Kosovë nga kufiri në Merdare. Sonte drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku vizitoi pikën kufitare në Merdare, ku priti bashkatdhetarët të cilëve Qeveria e Kosovës po ua mbulon pagesën e policës së sigurimit kufitar. Nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes me Qeverinë e Kosovës për mbulimin e policave kufitare, nga 1 korriku 2021, përmes vendkalimit kufitar të Merdares kanë hyrë 20710 vetura”, thuhet në njoftimin e BKS-së.