Drejtori i Bujqësisë në Malishevë, Sylë Dukolli, ka parë nga afër repelimin e kafshëve kundër rriqrave

26 mars 2026 | 15:48

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Malishevës, Sylë Dukolli, ka parë nga afër procesin e repelimit të kafshëve kundër rriqrave, një ndër masat më efektive parandaluese në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike Krime-Kongo (EHKK).

Gjatë vizitës tek fermerët në fshatin Senik, drejtori Dukolli theksoi rëndësinë e këtij procesi në parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje tek njerëzit, që përmes kafshëve nga fusha rriqrat përcillen dhe vijnë në kontakt me njerëzit, ndërsa rriqrat e infektuar e bartin sëmundjen vdekjeprurëse të etheve hemorragjike tek njerëzit.

“Komuna e Malishevës e mirëpret repelimin e kafshëve si masën më efektive në parandalimin e EHKK-së. Njëkohësisht u bëj thirrje të gjithë fermerëve të Komunës së Malishevës që të bashkëpunojnë me operatorin në terren, në mënyrë që ky proces me rëndësi të veçantë të realizohet sa më mirë”, tha Dukolli.

Ai bëri të ditur gjithashtu se procesi i repelimit të kafshëve në territorin e komunës po realizohet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe se gjatë këtij viti janë planifikuar katër faza të repelimit.

“Sot është viti i dytë me radhë që realizohet repelimi i kafshëve. Për këtë vit po zhvillohet faza e parë, ndërsa repelimi konsiderohet masa më efektive në parandalimin e përhapjes së EHKK-së dhe është pjesë e strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje”, shtoi Dukolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bakir Izetbegoviq, president i SDA-së, ka paralajmëruar në emisionin “Plenum”…