Drejtori i Inspekcionit në Gjakovë bën thirrje që të respektohen masat anti-Covid
Drejtori për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës, Fazli Hoxha, së bashku me inspektorët sanitarë të kësaj komune ka dalë në terren për të parë se sa po respektohen masat anti-Covid.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facbook”, ka shkruar se gjatë inspektimeve është parë se nëpër bizneset e Gjakovës janë duke u respektuar kënaqshëm masat anti Covid-19.
Hoxha ka bërë thirrje që respektohen masat anti-Covid.

Postimi i plotë i tij:
Së bashku me inspektorët sanitarë në Komunën e Gjakovës në koordinim me inspektorët sanitarë të AUV-s dhe Policinë e Kosovës kemi kryer inspektime në Komunën e Gjakovës, me qëllim të mbikqyrjes së Ligjit për parandalimin e Covid-19. Gjatë inspektimeve është parë se nëpër bizneset e Gjakovës janë duke u respektuar kënaqshëm masat anti Covid-19, për këtë falendëroi pronarët e bizneseve dhe i inkurajojë që edhe më tutje të zbatojnë masat anti Covid-19 në fuqi. Inspektorët sanitarë edhe më tutje do të vazhdojnë me inspektime të tilla, sepse vetëm kështu mbrojmë shëndetin e qytetarëve tanë.



