Drejtori i Inspekcionit në Gjakovë inspekton ndërtimet në këtë komunë

02 mars 14:07

Drejtori për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës, Fazli Hoxha, ka dalë sot në terren për të inspektuar objektet e ndërtimit në këtë komunë.

Hoxha, i shoqëruar edhe nga inspektorët e ndërtimit ka parë nga afër se sa po respektohen lejet e ndërtimit në Komunën e Gjakovës.

Ai ka theksuar se ndërtimet janë duke u bërë në harmonizim me procedurat ligjore të ndërtimit.

Hoxha ka paralajmëruar se ata të cilët nuk i respektojnë lejet e ndërtimit do të merren masa, ashtu siç e parasheh ligji i ndërtimit.

“Së bashku me inspektorët e ndërtimit dolëm në terren për të inspektuar objektet në ndërtim e sipër në Komunën e Gjakovës. Nuk vërejtëm asnjë parregullsi në ndërtimet të cilat janë duke u kryer në pajtim me lejen ndërtimore. Si Drejtori e Inspekcionit do të angazhohemi që kjo gjendje stabile të vazhdojë kështu duke respektuar procedurat ligjore të ndërtimit. Në të kundërtën, do të merren masa të cilat i parasheh ligji i ndërtimit që inspektorët e ndërtimit janë të obliguar t’i ndjekin deri në fund”, ka shkruar drejtori Hoxha në rrjetin social “Facebook”.

May be an image of outdoors

May be an image of one or more people, people standing and outdoors

May be an image of outdoors

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se në Shqipëri…