Drejtori i Këshillit Prokurorial, Sami Istrefi mori pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington D.C.

05 shkurt 2026 | 23:42

Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sami Istrefi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Lutjeve të Mëngjesit (National Prayer Breakfast) në Washington D.C. Istrefi ka publikuar fotografi nga salla ku sot mbajti fjalimin kryesor Presidenti i ShBA-së, Donald Trump.

Në këtë ngjarje tradicionale me karakter institucional dhe ndërkombëtar, e cila mbledh përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore nga vende të ndryshme, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sami Istrefi, morën pjesë edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj dhe prokurori special, Naim Abazi.

Isufaj, Istrefi e Abazi gjatë vizitës zyrtare në Washington, do të marrin pjesë në aktivitete tjera zyrtare dhe do të zhvillojnë takime të rëndësishme me qëllim të avancimit e bashkëpunimit profesional dhe krijimin e partneriteteve ndërshtetërore, në funksion të rritjes së efikasitetit në ushtrimin e detyrave dhe kompetencave përkatëse, si dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atalanta ka arritur një fitore të madhe ndaj Juventus, duke…