Drejtori i Leverkusenit: Ka interesim për Xhakën

16 korrik 2025 | 11:45

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, i cili ka qenë shumë i lidhur me një largim gjatë kësaj vere. Klubi saudit, Neom SC është i etur të nënshkruajë me mesfushorin e Leverkusenit, Granit Xhaka.

Ata i kanë ofruar shqiptarit 32-vjeçar një pagë tërheqëse. Vërehet se Leverkusen e vlerëson mesfushorin me 20 milionë euro dhe Neom ka të ngjarë të jetë në gjendje ta financojë marrëveshjen. Drejtori sportiv i klubi gjerman, Simon Rolfes, ka komentuar situatën e djaloshit me prejardhje nga Kosova.

“Ka interes, por ende asgjë konkrete. Aktualisht po finalizojmë skuadrën, e cila duhet të jetë rreth 95% e plotë në këtë fazë të përgatitjeve. Graniti është një pjesë e rëndësishme e këtij procesi. Kjo është arsyeja pse vendimi do të merret shumë shpejt”, ka thënë Rolfes. Për më tepër, në sezonin 2024/25, Xhaka luajti 49 ndeshje për Leverkusenin në të gjitha garat, duke shënuar 2 gola dhe duke dhënë 7 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, (ShBA)…