Drejtori i Mercedesit: Hamiltonit nuk i shkon e kuqja

28 mars 2024 | 12:50

Për drejtorin sportiv të Mercedes, Toto Wolff, kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen, është zgjedhja numër një për të zëvendësuar Lewis Hamilton. Ky i fundit do të garojë për Ferrari duke nisur nga viti 2025, duke lënë një vend bosh.

“Ky bashkim me Max do të duhet të ndodhë herët a vonë. Unë e kisha parë Max në Formula 3, ai ishte shumë i mirë. Unë kam një marrëdhënie të mirë me babanë e tij, kështu që u ulëm në shtëpinë time në Vjenë dhe thamë: çfarë mund të bëjmë”, ka thënë Toto Wolff për “Fox Sports”.

I pyetur se kur do të vendosë për vendin e lirë së bashku me George Russell, Wolff është përgjigjur: “Kemi një vend bosh, të vetmen në top skuadrat, përveç nëse Max vendos të vijë tek ne…”. Duket se në këtë lëvizje do të ndikojë edhe mosmarrëveshja që ka babai i Verstappen me Chris Horner. Në fund, Wolff thumboi pilotin britanik Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, në lidhje me transferimin e tij në Maranello: “Më vjen keq por e kuqja nuk i shkon atij. Në të ardhmen do të jetë në ndjekje të Mercedes”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari, drejtori i OJQ “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi,…