Drejtori i OEAK-ut takon Grenellin: Marrëveshja e Uashingtonit ka shënuar moment historik për bashkëpunimin rajonal

22 maj 2025 | 11:10

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka është takuar me Richard Grenell, i dërguar i posaçëm për misione speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Në njoftimin e OEAK-ut, në këtë takim është theksuar se ajo që njihet si marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar në 2020 nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, ka shënuar moment historik në promovimin e bashkëpunimit rajonal.

“E vlerësova mundësinë për të diskutuar perspektivat për rritje ekonomike dhe angazhim më të fortë ekonomik të ShBA-së në Kosovë dhe në rajon më gjerë”, citohet te këtë thënë Zeka.

Njoftimi i plotë i OEAK-ut:

Drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane të Kosovës takohet me ambasadorin Richard Grenell

Uashington, D.C. – Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka zhvilluar një takim me ambasadorin Richard Grenell, i dërguar i posaçëm presidencial për misione speciale të Shteteve të Bashkuara dhe drejtor i përkohshëm ekzekutiv i qendrës “Kennedy”.

“E vlerësova mundësinë për të diskutuar perspektivat për rritje ekonomike dhe angazhim më të fortë ekonomik të ShBA-së në Kosovë dhe në rajon më gjerë”, tha Zeka, duke theksuar se ambasadori Grenell luajti një rol kyç në marrëveshjen e Uashingtonit.

Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2020 e nënshkruar nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, shënoi një moment historik të rëndësishëm në promovimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Trepça ka mbrojtur me sukses titullin e kampionit duke…