Drejtori i OJQ-së si Shën Pjetri i bie mohut: Arifi është i pafajshëm, kam gënjyer unë

04 dhjetor 2020 | 08:39

Bajram Gashi, drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve për Integrim”, thotë se paratë e marra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për t’u siguruar fonde komunitetit ashkali dhe atij egjiptian për festimin e ditës flamurit, i mori për vete.

Pas lirimit Gashi thotë se deputeti Etem Arifi nuk është fajtor, derisa thotë se iu hakmor deputetit Arifi pasi që ky i fundit nuk e punësoi atë shofer, njofton Klan Kosova.

E për këtë bashkë me avokatin e tij Gashi, më 23 nëntor, ka dorëzuar deklaratën e tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke dhënë kështu krejt tjetër version nga i pari.

Televizioni gjatë ditës ishte te shtëpia e deputetit Etem Arifi, por vajza e tij tha se nuk dëshirojnë të flasin.

Më 3 qershor deputetit Arifi, i cili tani është në burg, i është konfirmuar dënimi prej 1 vit e 3 muaj për keqpërdorim të subvencioneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se kjo parti…