
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, pret në takim Drejtorin e ri të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Besnik Vasolli
09 qershor 2025
| 15:17
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Ilir Murtezaj, ka pritur sot në takim Drejtorin e ri të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGjK), z. Besnik Vasolli.
Takimi u zhvillua në kuadër të njohjes me drejtuesin e ri të OEGjK-së, si dhe për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet ATK-së dhe komunitetit të bizneseve gjermano-kosovare.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e dialogut të hapur dhe bashkëpunimit të ndërsjellë për përmirësimin e klimës fiskale në vend, si dhe për fuqizimin e mbështetjes për investitorët e huaj në Kosovë. Palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të krijimit të një ambienti më të favorshëm për zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja.