
Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së takon Presidentin e CPT-së
25 shtator 2025
| 15:59
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, gjatë qëndrimit në Krakov të Polonisë ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Presidentin e Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor (CPT), z. Alan Mitchell.
Në këtë takim, z. Dibrani ka prezantuar arritjet e deritashme të Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke theksuar angazhimin e institucionit për respektimin e standardeve evropiane në trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve.
Ai gjithashtu e ka ftuar z. Mitchell për një vizitë zyrtare në Kosovë, me qëllim që të njihet nga afër me punën dhe progresin e bërë në sistemin korrektues të vendit tonë.