Drejtori i Policisë jep detaje për sulmet e organizuara në veri

15 prill 2022 | 10:57

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka deklaruar se prej datës 13 deri sot kanë qenë katër sulme të organizuara në territorin e Kosovës, në një territor ku të gjitha sulmet ndërlidhet me njëra-tjetrën.

“Vendet ku janë bërë sulmet janë të ndërlidhura njëra me tjetrën dhe natyrisht kjo na bën me dije se kemi të bëjmë me një grup të organizuar që ka për qëllim të sulmoj dhe të pengojë punën e PK-së, me theks të veçantë të pengojë aksionet tona që kanë të bëjnë me luftën kundër kontrabandë dhe tregtive ilegale që zhvillohen në këtë pjesë të veriut të Kosovës.

Me datën 13 prill rreth orës 07:30, në magjistralen Mitrovicë-Zubin Potok më saktësisht patrulla e policisë ka hasur në rrugë, në iriqë gjembor metalik të salduara të cilat shërbeje për të dëmtuar gomat e automjeteve. Ishin vendosur 46 iriq të cilat ishin vendosur për të mundësuar pengimin dhe prishjen e gomave të automjeteve. Ministri iu tregoj disa nga to kjo ka qenë ndarja e iriqëve që të mos kalojë asnjë veturë. Në ora 08:00 bëhet ndërrimi i patrullave tona që funksionojnë atje.

Sulmi tjetër ka ndodhur në orën 21:45 në të njëjtën ditë, përkatësisht njësia policore e kufirit derisa ishte duke u kthyer nga përfundimi i ndërrimit, në fshatin Davidovc në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak, është sulmuar me gurë automjeti i patrullës policore. Është dëmtuar automjeti, por s’ka pasur të lënduar”, theksoi drejtori Mehmeti.

Ai gjithashtu tha se në fotografi mund të shihen edhe gurët dhe dëmet e shkaktuara.

“Ndërsa sulmi i tretë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bube, saktësisht në vendin që quhet Pragovë, rreth 20:45 minuta janë dëgjuar katër apo pesë refalle të shkurtër, diku rreth 30 fishekë që dyshohet se të shtënat erdhën nga territori i Serbisë.

Nuk raportohet për të lënduar, pro vetëm dëme materiale. Gjuajtjet kanë ndodhur në afërsi të fshatit Bube, ku para disa kohësh është bërë mbyllja e rrugës ilegale e cila është përdorur për një kohë të gjatë, për trafikim, për kontrabandim me mallra dhe aktivitete të tjera kriminale.

Ndërsa sot në mëngjes, rreth orës 07:40, janë sulmuar drejtpërdrejtë patrullat e policisë kufitare . Sulmi është kryer me granatë dore dhe me armë zjarri e cila dyshohet të jetë e tipit AK-47.Dy vetura te policisë janë dëmtuar falë gjindshmërisë së policëve dhe automjeteve të blinduara, fatmirësisht nuk kemi të lënduar. Në vend ngjarje deri më tani janë gjetur gëzhoja të kalibrit 6.62 milimetra dhe pjesë të granatës së dorës.”, deklaroi ai.

Drejtori i Policisë së Kosovës tha se po hetohet vendi i ngjarjes bashkë me prokurorin kompetent.

“Vendi ku është gjuajtur, pra është gjuajte drejtpërdrejt në dritare që të lëndohet personi pra jo të frikësohet por të lëndohet. Fatmirësisht xhami ka qenë i blinduar por polici nuk është lënduar. Kjo është një granatë ushtarake, pra që është përdorur.

Ka edhe gëzhoja dhe predha të AK-47. Sigurisht se do të kemi edhe prova të tjera materiale, sepse policët janë duke e shikuar vendin e ngjarjes. Të gjitha njësitë janë të angazhuara . Por kemi parë të arsyeshme që të paktën këto evidenca ti ndajmë me juve.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e naftës dhe derivateve të saj në dy ditët…