
Drejtori i policisë së Gjilanit për ikjen e Shkodrës me djem: Fillimisht kanë lëvizur këmbë
Drejtori rajonal i policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, në një konferencë për media tha se për vrasjen e tre personave në Gjilan, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet që të bëjë lokalizimin e personave të dyshuar, të cilët akoma ndodhen në arrati.
I pyetur për detajet e këtij rasti tronditës lidhur me veprimet e të dyshuarve pas vrasjeve, ai tha se:
“Fillimisht ata kanë lëvizë në këmbë, nuk mund të japim informacione më shumë”, tha drejtori Rukiqi, transmeton Express.
Ai shtoi se hetuesit policorë i kanë informatat që tre personat e dyshuar i “impikon në rastin e vrasjes së rëndë, “përfshirë edhe pamjet e kamerave”.
“Policia po ndërmerr të gjitha veprimet që personat që janë në arrati t’i arrestojë”, shtoi drejtori.
Në kërkim policor ndodhet Mefail Shkodra me djem, Edonis dhe Engjull Shkodra.