Drejtori i policisë takohet me ambasadorin francez, ja për çfarë biseduan

12 qershor 2025 | 16:28

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Francës në Kosovës, Olivier Guerot.

Sipas njoftimit të policisë, takimi është zhvilluar në frymë miqësore, ku janë diskutuar çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë në vend dhe bashkëpunimin e policisë me Ambasadën e Francës.

Po ashtu në këtë takim është shprehur gatishmëria që edhe në të ardhmen këto marrëdhënie dhe bashkëpunimi i ndërsjellë të ruhet dhe të avancohet në drejtim të synimeve të përbashkëta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Guvernatorëve i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA)…