Drejtori i policisë takon ambasadorin e OSBE-së, konfirmohet vazhdimi i bashkëpunimit

07 gusht 2025 | 16:07

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka takuar sot ambasadorin e OSBE-së, Gerard McGurk me bashkëpunëtorët e tij.

Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së drejtori Hoxha i dëshiroi Welsingut mirëseardhje si drejtor i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në misionin e OSBE-së.

Gjatë këtij takimi u ri konfirmua vazhdimi i bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të Policisë së Kosovës dhe OSBE-së si dhe u diskutua për mënyrën e avancimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Policia e Kosovës është falënderuese dhe shprehu mirënjohjen për misionin e OSBE-së për përkrahjen e vazhdueshme ndaj PK-së ndër vite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autor: Prof. Dr. Fejzulla Berisha Ekspert i së drejtës publike,…