Drejtori i zyrës ‘First-consulting.ch’ në Bern i drejtohet Speciales për lirimin e Thaçit për festat e fundvitit

29 dhjetor 2021 | 17:28

Sali Bislimi në cilësinë e drejtorit të OJQ “Zëri Perëndimor i Kosovës” dhe drejtorit të zyrës ligjore First-consulting.ch në Bern dhe Delémont të Zvicrës, ka dorëzuar sot një kërkesë për gjyqtarët dhe zyrën e prokurorit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në këtë kërkesë, aktivisti i çështjes së Kosovës, Sali Bislimi, ka kërkuar që ish-presidenti Hashim Thaçi të lirohet për festat e fundvitit.

Ai ka theksuar se përmes kësaj kërkese bëhet garantues i këtij lirimi, pushimi për festat e fundvitit për ish-presidentin Hashim Thaçi.

Postimi i plotë i Bislimit në “Facebook”:

Miq të mi
Sot drejtova një kërkesë gjyqtarëve dhe zyrës të prokurorit në dhomat e specializuara të Kosovës në Hagë.
Në cilësinë e drejtorit të OJQ “Zëri Perëndimor i Kosovës dhe drejtorit të zyrës ligjore First-consulting.ch në Bern dhe Delémont të Zvicrës dhe si përkthyes i Bernit zyrtar dhe në kontakt permanent me përgjegjësit e lartë politik zviceran adresova një kërkesë Prokurorit dhe Gjykatëseve për një lirim forme pushimi nga paraburgimi i Presidentit Thaçi për festat e fundvitit.
I bindur në pafajësinë e tij, unë si aktivist i lirisë dhe pavarësisë ashtu siç ishte edhe Presidenti duke pas parasysh vullnetin e tij politik për të formuar ketë gjykate, koperimit të tij duke e lënë postin e Presidentit vetëm për të hedhur dritë mbi ketë dosje sepse lufta për lirinë e Kosovës ishte konform ligjeve ndërkombëtare.
Në mënyrë tërësisht të pavarur për kohëzgjatjen e këtij pushimi me të vetmin motiv për përafrimin me familjen bëhem garantues i këtij pushimi special theksova ndër të tjera në letrën e dërguar sot!

No photo description available.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti i Kosovës dhe Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina, është…