Drejtori komunal, Arben Vitia tregon se si do të veprojë pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit

08 mars 22:15

Njëri nga Drejtorët e Komunës së Prishtinës nën udhëheqjen e Shpend Ahmetit, nuk po e sheh si lajm të mirë dorëheqjen e këtij të fundit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Arben Vitia, Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Prishtinë ka thënë për kallxo.com se pret të koordinohet me partinë e tij për pozicionimet e tij në këtë komunë pas kësaj ngjarje.

“Dorëheqja e z.Ahmetit nuk është lajm i mirë, është zgjedhje e tij. Arsyet i ka dhënë ai, çfarë mendoj unë për ato arsye është çështje tjetër. Sa i përket pozicionit tim, unë jam aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe çdo pozicionim i imi në të ardhmen do të varet në koordinim të plotë me LVV-në dhe organet e saj”, ka deklaruar Vitia.

Ai megjithatë shpreson që dorëheqja e Ahmetit nuk do të zbehë bashkëpunimin për punët brenda komunës.

“Unë kam garuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe jam zgjedhur edhe si asamblesit me votat që kanë dhënë qytetarët, me platformën e paraqitur nga VV-ja. Natyrisht edhe me z.Ahmeti si kandidat. Raportimi i im gjithmonë ka qenë edhe z.Ahmetit por edhe Lëvizjes Vetëvendosje që natyrisht kam obligim të plotësojë platformën e LVV-së. Pritet të shihet, unë nuk besoj se do të zbehet bashkëpunimi. Në aspektin e punës unë jam i përkushtuar të jap kontributin tim si drejtor”, ka shtuar Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shqiptar është vrarë në Greqi në qytetin Artemida në…