Drejtori Rudari nderon ish-drejtorët e Qendrës së Studentëve, Ismet Jashanicën dhe Bejtush Ukën

04 shkurt 2026 | 01:23

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Studentëve, Ekrem Rudari, ka pritur në një takim zyrtar ish-drejtorët e këtij institucioni, Ismet Jashanicën dhe Bejtush Ukën. Takimi u zhvillua në një frymë respekti dhe vlerësimi për kontributin e tyre ndër vite në drejtimin dhe zhvillimin e Qendrës së Studentëve.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua për kushtet e mëhershme të funksionimit të institucionit, si dhe për gjendjen aktuale, duke u bërë një krahasim i zhvillimeve, përparimeve dhe sfidave me të cilat është përballur Qendra e Studentëve ndër vite.

Drejtori Rudari shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin dhe punën e ish-drejtorëve, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë institucionale dhe bashkëpunimit në funksion të përmirësimit të kushteve për studentët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjakova historikisht ka qenë e lidhur ngushtë me Malësinë e…