Drejtoria e Inspektorateve në Prizren shton inspektimet

03 dhjetor 2020 | 15:31

Drejtoria e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit ka rritur numrin e inspektimeve si rrjedhojë të afrimit të festave të fundvitit.

Me këtë rast, në inspektimet e realizuara gjatë dy ditëve të fundit është bërë asgjësimi i artikujve të ndryshëm ushqimorë, sidomos të atyre me prejardhje shtazore, në vlerë prej rreth 1 500 euro.

Drejtoria e Inspektorateve u ka bërë thirrje të gjithë bizneset që t’i përmbahen rregullave dhe procedurave për kujdesin e artikujve me afat të skaduar.

“Kujdesi ndaj shëndetit të qytetarëve mbetet prioritet kryesor dhe obligim i Drejtorisë së Inspektorateve”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik të Kosovës ka treguar se…