Drejtuesit e Federatës suedeze në shkurt vizitojnë Kosovën  

06 dhjetor 2019 | 11:51

Kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri po marrin pjesë në manifestimin e 100 vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Polonisë, me ftesë të presidentit Zbigniew Boniek.

Në këtë manifestim do të jenë të pranishëm të gjithë drejtuesit e federatave anëtare të UEFA-s, si dhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Sipas njoftimit të FFK-së, gjatë qëndrimit dyditorë në Poloni do të mbahen edhe takimet e Komisioneve të UEFA-s si dhe do të bisedohet për të ardhmen e futbollit nëpër “ëork-shope” të Komisioneve përkatëse.

Kryetari Ademi ka zhvilluar një takim të përbashkët me presidentin e Federatës së Futbollit të Suedisë, Karl-Erik Nilsson dhe atë të Portugalisë, Fernando Soares Gomes da Silva, e ku ishte i pranishëm edhe Armand Duka, presidenti i FSHF-së dhe njëherësh anëtar i KE të UEFA-s.

“Presidenti i Federatës suedeze shprehu dëshirën që ta vizitojë FFK-në në muajin shkurt bashkë me gjithë KE të Federatës suedeze. Kjo do të jetë vizita e parë e një lloji të tillë, por që Federata suedeze dëshiron që ta shohë nga afër organizimin dhe punën që bëhet në FFK. Suedia ka qenë përkrahëse e FFK-së edhe para anëtarësimit në UEFA e FIFA, por edhe tani ka gatishmërinë e plotë që të ndihmojë në fushën profesionale dhe në atë të infrastrukturës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë që kur është lançuar, “Instagram”-i do…