Drejtuesit e FHK-së pjesëmarrës në fazën finale të Kampionatit Botëror

27 janar 2023 | 15:59

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini me ftesë të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, po merr pjesë në fazën finale të Kampionatit Botëror të hendbollit.

Saraçini të premten ka udhëtuar për në Stokholm të Suedisë, ndërsa është i shoqëruar nga nënpresidenti, Enis Idrizi, dhe sekretari gjeneral, Izet Gjinovci.

Delegacioni i drejtuesve të FHK-së, sonte do ta ndjekë nga afër gjysmëfinalen e Botërorit në mes të Francës e Suedisë që luhet në “Tele2 Arena” në Stokholm.

Saraçini me bashkëpunëtorë do të përcjellin nga afër edhe finalen e së dielës. Qëndrimin në Stokholm, delegacioni i FHK-së do ta shfrytëzojë për takime të shumta me drejtues të IHF-së, EHF-së dhe federatave nacionale të vendeve të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekspertët e KEDS-it deri tash kanë bërë një sërë llogaritjesh…