Drejtuesit e OVLUÇK-së kërkojnë nga Suedia që të ngre zërin për të mbrojtur drejtësinë e luftës për çlirimin e Kosovës

05 gusht 2025 | 16:13

Drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë pritur të martën në takim nga ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund.

Me këtë rast, ata kanë kërkuar nga Suedia që të ngre zërin për të mbrojtur drejtësinë dhe dinjitetin e luftës së shqiptarëve për liri.

“Sot kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me dy nënkryetarë, u prit në Ambasadën e Suedisë nga ambasadori Jonas Westerlund. Gjatë takimit u shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat, nga koha e luftës, tek rindërtimi institucional, deri te përkrahja për zhvillimin demokratik dhe shtetndërtimin. Diskutuam shqetësimet tona lidhur me proceset në Dhomat e Specializuara dhe theksuam rëndësinë që ky proces të jetë i drejtë, i paanshëm dhe i mbështetur në të vërtetën.  Nga Suedia, si shtet mik dhe partner i qëndrueshëm, kërkuam që ta përdorë zërin e saj për të mbrojtur drejtësinë dhe dinjitetin e luftës sonë çlirimtare”, ka njoftuar OVLUÇK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi vazhdon ta shoh Rodrin si pasardhës të Toni…