
Drejtuesit e Qendrave të Studentëve nga Maqedonia dhe Shqipëria, mirëpriten nga drejtori i QS-së, Ekrem Rudari
21 qershor 2025
| 23:56
Një delegacion i Qendrave të Studentëve nga Maqedonia dhe Shqipëria ka vizituar Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku janë pritur nga drejtori i përgjithshëm, z. Ekrem Rudari, dhe stafi i tij.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, ku u shkëmbyen përvoja, ide dhe u diskutuan mundësi konkrete për thellimin e bashkëpunimit në fushën e përkujdesjes studentore, organizimit të aktiviteteve kulturore dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për studentët.
Nga Qendra e Studentëve e Prishtinës është theksuar se ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi afatgjatë që synon të sjellë më shumë mundësi dhe përfitime për studentët.
“Falënderojmë delegacionin për vizitën dhe angazhimin e tyre,” thuhet në njoftimin e QS-së.