
Dren Dedushaj përforcon KB Vëllaznimi
28 gusht 2025
| 11:29
KB Vëllaznimi është përforcuar me basketbollistin e njohur Dren Dedushaj.
Para transferimit në skuadrën gjakovare, Dedushaj ka bërë karrierë edhe në ShBA, kurse në Kosovë ka luajtur për Prishtinën dhe Bashkimin.
“Dren Dedushaj është lojtari më i ri i ekipit tonë. Lojtari i gjatë 218 centimetra, karrierën e tij e nisi në SHBA, ku për dy sezone ishte pjesë e kolegjit Bryant Bulldogs (NCAA). 🇺🇸 Pas kthimit në Kosovë, ai u bashkua me Sigal Prishtinën, ku qëndroi dy edicione rresht, ndërsa dy sezonet e fundit i kaloi te Bashkimi i Prizrenit. Tash, Dedushaj vjen në Gjakovë për të forcuar radhët e skuadrës kuqezi, duke i dëshiruar mirëseardhje dhe suksese!”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.