Drenasi bëhet komuna e shtatë e PDK-së: Ish-këshilltari i Hashim Thaçit i shkon në zyrë Ramiz Lladrovcit

25 nëntor 2025 | 14:06

Ismail Syla, këshilltari kryesor i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot herët në mëngjes një takim me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin.

Syla e ka bërë publik vetë këtë vizitë përmes një postimi, ku theksoi: “Kafja e mëngjesit me kryetarin Lladrovci, në Zyrën e komunës së shtatë të Partisë Demokratike të Kosovës.”

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi hapur se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe do të mbetet pjesë e PDK-së, duke ripotencuar rolin e Drenasit si komuna e shtatë ku udhëheq Partia Demokratike e Kosovës.

Takimi i Sylës me Lladrovcin shihet si vazhdimësi e mesazhit për unitet brenda PDK-së dhe një sinjal politik se figura të rëndësishme të partisë po rreshtohen hapur në mbështetje të kryetarit të Drenasit, pas muajsh tensioni të brendshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga gjiri i popullit shqipëtarë dolën shumë atdhetarë të kohës…