Drenasi, Klina e Parteshi shënojnë përmirësime në disa fusha përfshirë bashkëpunimin ndër-komunal

24 shkurt 2018 | 18:52

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka thënë se Drenasi, Klina dhe Parteshi kanë shënuar përmirësime në disa fusha përfshirë uljen e paqartësive ligjore, bashkëpunimin komunal dhe përfshirjen e shoqërisë civile në proceset vendimmarrëse.

Këto komente Tahiri i ka bërë pas vizitave që ka bërë në këto tri qytete me ç’rast ka folur me Kryetarët e Komunave.

“Gjatë tri vizitave në tri komuna, atë të Drenasit, Klinës dhe Parteshit e pash nga afër se përmirësimi i funksionalitetit, qëndrueshmërisë dhe performancës së komunave përmes një seri intervenimesh, duke përfshirë uljen e paqartësive ligjore, fuqizimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndër-komunal, ngritjen e kapaciteteve, njëherësh përfshirjen aktive të shoqërisë civile dhe profesionistëve të rinj në proceset vendim-marrëse në nivelin lokal është nevojë prioritare”, ka shkruar Tahiri, në një njoftim.

Ai ka treguar se ku duhet të ketë përmirësime në disa fusha për t’u përmirësuar qeverisja lokale dhe zbatuar reformat.

“Në veçanti duhet të rritet mbështetja e komunave që kanë kapacitete të limituara, që përfshin 14 komunat nën 22 mijë banorë për të cilat në procesin e reformës duhet prodhuar zgjidhje të qëndrueshme, qoftë për financim apo edhe ofrim të shërbimeve publike dhe administrative”, ka shtuar Besnik Tahiri.

“Pas një dekade të funksionimit me një kornizë ligjore që buroi nga lartë-poshtë, është më rëndësi të nisim një politik-bërje dhe planifikim strategjik nga poshtë-lartë. Hipoteza kryesore duhet të jetë ‘çka e zhvillon komunën dhe çka i bënë shërbimet publike cilësore’!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Estonia është duke festuar sot 100 vjetorin e deklarimit të…