Drenica e ‘shokon’ Ballkanin, Llapi ndan pikët me Prishtinën e Re në Podujevë

08 nëntor 2025 | 15:34

Drenica ka arritur të marrë një rezultat të madh, duke e mposhtur Ballkanin në Skënderaj.

Në “Bajram Aliu”, Drenica fitoi 2-0 ndaj Ballkanit.

Fillimisht, serinë e golave e hapi Udoyen Akpan në minutën e 57-të të ndeshjes.

Në minutën e 64-të, Drenica e dyfishoi epërsinë me anë të Kreshnik Ukës.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, në Podujevë, takimi u mbyll baras.

Prishtina e Re mori një pikë të madhe, të dytën me radhë dhe mbetet e pamposhtur ndaj Llapit këtë sezon.

Ishte pikërisht Prishtina e Re që shënoi e para në “Zahir Pajaziti” me anë të Elvis Prençit, por që golit të tij iu kundërpërgjigj Arianit Hasani.

Me fitoren e sotme, Drenica shkon në kuotën e 18 pikëve, dy më pak se Drita në vendin e tretë.

Ndërkohë, Ballkani mbetet me 23 pikë, tri më shumë se Drita, e cila ka mundësi të barazojë pikët me tri herë kampionin e Kosovës.

Llapi me pikën e sotme shkon në 17 pikë në vendin e gjashtë, teksa Prishtina e Re është e fundit me nëntë pikë, tri pikë më pak se Gjilani në vendin e nëntë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve të…