Drenica fiton titullin e parë të kampionit në Superligën e futsallit

10 qershor 2026 | 11:40

FC Drenica është shpallur kampione e Kosovës për edicionin 2025/26 në futsall, pasi ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë finale ndaj FC Prishtina 01, me rezultat 7:4.

Skuadra nga Skenderaj dominoi pjesën e parë, duke krijuar epërsi të thellë 4:1 falë lojës së organizuar dhe efikasitetit të lartë para portës kundërshtare.

Në pjesën e dytë, FC Prishtina 01 u përpoq të rikthehej në lojë, por Drenica arriti ta menaxhojë lojën dhe ta mbyllë ndeshjen me fitore.

Me këtë sukses, FC Drenica fiton titullin e parë të kampionit në histori të klubit, duke kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vinicius Junior nuk po planifikon largimin nga Real Madridi këtë…