Drenica mposht Dritën në Gjilan

17 shtator 2025 | 17:07

Drenica ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Drita me rezultat minimal 0-1.

Drita krijoi më shumë raste në fillim të ndeshjes, por pa arritur cakun të shënonte golin.

Megjithatë të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët nga Skenderaj, kur Altin Vojvoda realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 40-të për 0-1.

Drita ka mundur të pësoj keq në 45 minutat e para, por Faton Maloku bëri disa pritje spektakolare.

45 minutat e para të kësaj ndeshje u mbyllen me epërsinë e mysafirëve 0-1.

Edhe në pjesën e dytë iniciativa ishte e vendasve, por mbrojtja e mysafirëve ishte në nivel.

Arb Manaj, Albert Dabiqaj e Liridon Balaj kishin raste shënimi, por pa sukses.

Edhe mysafirët krijuan disa raste me Altin Vojvodën e Kreshnik Ukën, megjithatë Faton Maloku ishte në top formë për të bërë pritje.

Deri në fund gola më nuk pati dhe Drenica arkëtoi tre pikë të arta nga udhëtimi në Gjilan falë fitores 0-1.

Me këtë fitore Drenica ngritet në pozitën e katërt me shtatë pikë, derisa Drita mbetet e parafundit me vetëm dy pikë pas katër ndeshjeve.

Ndeshjen e radhës Drita e luan në shtëpi me Prishtinën e Re, derisa Drenica pret Dukagjinin. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vazhduar fushatën për zgjedhjet…