
Drenica shkatërroi Feronikelin
15 tetor 2021
| 15:14
Skuadra e Drenicës e ka shkatërruar Feronikelin, pasi e mposhti me rezultat 4-0.
Në minutën e 12-të, Kreshnik Uka e kaloi në epërsi skuadrën kuqezi. Trembëdhjetë minuta me pas, Dennisson realizoi për 2-0. Ndërsa dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, Baton Zabërgja u përkujdes për golin e tretë të Drenicës. Në pjesën e dytë, Kreshnik Uka realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për skuadrën e kuqezi.
Pas kësaj ndeshje, Drenica e rimerr kreun në Superligë me 17 pikë, derisa “Nikli” është në vendin e shtatë me 10 pikë.
/Epoka e re/