Drenori: Demokracisë i duhen demokratë

25 korrik 2025 | 14:45

Kjo nuk është thjesht një togfjalësh i bukur për t’u cituar në ndonjë fjalim politik apo ndonjë parullë në ditë votimesh. Kjo është një thirrje thelbësore për angazhim të përditshëm qytetar. Sepse sistemi demokratik nuk jeton nga vetja. Ai kërkon njerëz që nuk flenë mbi të drejtat, por i ushtrojnë ato. Kërkon qytetarë që nuk e shohin veten vetëm si votues një herë në katër vjet, por si pjesë të pandashme të zhvillimit dhe mbrojtjes së asaj që e quajmë demokraci.

Për këtë arsye, ka ardhur koha që termat si #kompromisi, #reflektimi dhe #përgjegjësia të mos jenë më fjalë të huaja në kulturën tonë politike dhe qytetare. Këto janë shtylla të një shoqërie të shëndoshë – dhe ndoshta është koha që t’i mësojmë si lëndë mësimore në shkolla, po aq sa mësojmë matematikën apo gjuhën amtare. T’i mësojmë dhe t’i praktikojmë: në familje, në institucion, në vendimmarrje, në debat publik.

Demokracia nuk është vetëm sistem qeverisës – është mënyrë jetese. Dhe si çdo mënyrë jetese, kërkon vetëdije, kujdes dhe angazhim të vazhdueshëm.

Sepse po – demokracisë i duhen demokratë. Por jo vetëm me emër – edhe me vepër.

(Xhavit Drenori është kandidat për asamble komunale në Drenas, dhe kryetar i Iniciativës Qytetare “GREEN për Drenas”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Gjermanisë, Bayern Munchen thuhet se është i interesuar…