 
                    Dreri i Babagjyshit të Krishtlindjeve përfundon në gjyq
                12 nëntor 2018
                |  11:13
            
        Gjykata e Apelit në Torino është duke u marrë me një proces gjyqësor në lidhje me një dre. Ky dre ndodhet nën kujdestarinë e pronarit të një “parku kafshësh” në Monteu Roero (Cuneo). Në fakt, me ligj ai konsiderohet “i rrezikshëm”. Në bazë të një leximi të kujdesshëm të aneksit A të një ligji të vitit 1996, drerët që i përkasin familjes Cervidae konsiderohen “të rrezikshëm”, prandaj për ta mbajtur atë duhet një autorizim specifik.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        