Dreshaj: Jemi në ‘bishtin’ e pandemisë, nëntë pacientë me Covid-19 janë në Klinikën Infektive

25 maj 2020 | 13:40

Nëntë pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar sot në Klinikën Infektive, derisa katër prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, tre me oksigjeno terapi dhe një është në gjendje kritike.

Kështu ka bërë me dije për “Kosovapress”, mjeku kujdestar në Klinikën Infektive, Shemsedin Dreshaj, i cili tha se në pritje të rezultatit të testit janë edhe dy persona.

Dreshaj ka thënë se pacientë që janë në gjendje të rëndë klinike janë të moshës së shtyrë.

“Aktualisht në klinikën Infektive janë të hospitalizuar 11 pacientë, prej tyre 9 janë të konfirmuar pra me Covid-19 dhe 2 pacientë janë në pritje të rezultatit i cili do të bëhet në ditën e sotme…Aktualisht në klinikë prej tyre 9 pacientëve që i kemi të konfirmuar, 4 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, 3 me oksigjeno terapi dhe 1 është në gjendje kritike, i intubuar dhe me aparat, ndërsa pacientët tjerë janë relativisht stabil”, ka thënë Dreshaj.

Sipas infektologut Dreshaj, me uljen e numrit të të infektuarve me Covid-19, i cili mbrëmë ishte zero, pandemisë po i vije fundi.

“Kemi pacient të moshave të ndryshme mirëpo këtë pacientë që janë në gjendje të rëndë klinike janë të moshës së shtyrë….Unë mendoj që jemi në bishtin e pandemisë, ashtu si të gjitha shtetet e rajonit të cilat janë aktualisht dhe mendoj që po i vije fundit”, ka thënë Dreshaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës në…