Dreshaj: Qeveria sa më shpejt ta miratojë Ligjin e pagave, mjekët po ikin
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka thënë se nga mungesa e perspektivës dhe pakënaqësisë në paga, mjekët po vazhdojnë ta braktisin vendin.
Dreshaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka theksuar se edhe sot ndodhi një rast i braktisjes së vendit nga një mjek.
“Në vazhdën e ikjes së shumë ekspertëve dhe të rinjëve, nga mungesa e shpresës dhe prespektivës në vend, sot ndodhi edhe një rast i braktisjes së vendit. Mjeku i ri F.L., i përgatitur me shumë mund për vetën dhe kosto për vendin, nga sot kontributet e tij profesionale dhe shkencore do ti dhuroj në një vendi tjetër, e krejt kjo si pasojë e pakënaqësisë me paga si dhe mungesës së perspektivës për të nesërmën”, ka shkruar Dreshaj.
Postimi i plotë i tij:
Ligji i pagave imperativ; Qeveri vepro, vendi po zbrazet.
Në vazhdën e ikjes së shumë ekspertëve dhe të rinjëve, nga mungesa e shpresës dhe prespektivës në vend, sot ndodhi edhe një rast i braktisjes së vendit. Mjeku i ri F.L., i përgatitur me shumë mund për vetën dhe kosto për vendin, nga sot kontributet e tij profesionale dhe shkencore do ti dhuroj në një vendi tjetër, e krejt kjo si pasojë e pakënaqësisë me paga si dhe mungesës së perspektivës për të nesërmën.
Është koha që të kalohet nga fjalët në vepra, pagesa adekuate dhe dinjitoze është imperativë i kohës që të ruhet cilësia dhe substanca nacionale në vend.
Qeveri vepro. Ligji i pagave është imperativ i kohës dhe zgjedhja e vetme në ketë situatë.



