Dreshaj thirrje për bizneset: Të Ndihmojmë së Bashku në Luftimin e Zjarreve

07 korrik 2025 | 20:29

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, ka bërë thirrje publike drejtuar të gjitha kompanive që kanë kapacitete dhe mundësi të kontribuojnë në ndaljen dhe menaxhimin e zjarreve që po rrezikojnë jetën e qytetarëve, pronën dhe mjedisin në shumë komuna të vendit.

Dreshaj ka ftuar bizneset të ofrojnë:

  • Pajisje të nevojshme teknike
  • Mjete të rënda dhe logjistike
  • Staf ndihmës dhe vullnetarë
  • Çdo formë tjetër mbështetjeje që mund të jetë e dobishme në terren

Ai theksoi se kontributi i sektorit privat është thelbësor në lehtësimin e punës së zjarrfikësve dhe autoriteteve lokale, duke i dhënë përkrahje të drejtpërdrejtë përpjekjeve për të vënë nën kontroll situatën.

Në kuadër të rrezikut të shtuar nga zjarret në shumë komuna të vendit, Lidhja e Bizneseve të Kosovës u bën thirrje të gjitha kompanive që kanë mundësi dhe pajisje të përshtatshme, që të kontribuojnë me ndihmë konkrete për të ndaluar përhapjen e zjarreve që po rrezikojnë jetën e qytetarëve, pronën dhe natyrën tonë”, ka shkruar Dreshaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ehat Miftaraj nga Instituti të Kosovës për Drejtësi ka reaguar…