“Drini i Bardhë” i Hasit do të bëhet me fushë sportive

15 prill 13:57

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, i shoqëruar nga deputeti Nezir Çoçaj, vizituan Klubin Futbollistik “Drini i Bardhë” në Gjonaj të Hasit. Ministri Gashi, me kryesinë e klubit bisedoi për sfidat dhe problemet infrastrukturore me të cilat përballet klubi hasjan me traditë shumë vjeçare.

Mungesa e një fushe sportive për përgatitjen e lojtarëve por edhe për zhvillimin e garave e ndeshjeve si dhe organizimi i turneve ishte brengë e sportdashësve të këtij lokaliteti. Ministri u zotua se Ministria e Sportit dhe ai vet si ministër do të angazhohen që gjatë këtij viti të fillojnë të investojmë në rregullimin e fushës sportive të fshatit Gjonaj.

Gjonaj në Has, do të përfitojë nga investimet e MKRS-së në infrastrukturën sportive

“Ministria do të investojë në Gjonaj, me qëllim që KF ‘Drini i Bardhë’ të këtë hapësirën e duhur për zhvillimin dhe masivizimin e sportit dhe aktivizimin e të rinjve të trevës së Hasit, e cila ka talente të jashtëzakonshëm e sportistë të dalluar”, ka thënë ministri Gashi. Ndërkaq, udhëheqësit e klubit dhe futbollistët e mirëpritën zotimin e ministrit për të investuar në infrastrukturë në mënyrë që sportistët dhe të rinjtë hasjanë të kenë një vend të standardeve për të ushtruar e zhvilluar aktivitetet e tyre futbollistike.

Gjonaj në Has, do të përfitojë nga investimet e MKRS-së në infrastrukturën sportive

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca po përpiqet ta bindë Rusinë t’i bashkohet nismës për…