Drita akuzon UEFA-në për standarde te dyfishta

10 gusht 2020 | 22:07

Kampionia e Kosovës, Drita ka marrë një lajm tepër të keq para ndeshjes me kampionin e Irlandës se Veriut në kuadër të Ligës së Kampionëve

Mesfushori defansiv i kampionit kosovar, Hamdi Namani ka rezultuar pozitiv në testet e UEFA-së për Covid-19.

Këtë lajm Drita FC e ka quajtur të tmerrshëm.

“E TMERSHME! Nga testimet e sotme, tani pozitiv ka rezultuar lojtari me i mire ne ndeshjen e fundit Hamdi Namani, e për çudi negativ rezulton Fidan Gerbeshi që në testin e para dy dite ishte pozitiv, gjithashtu negativ rezultoi edhe Bujar Shabani që në testin e para dy ditëve ka rezultuar negativ, por për shkak te kontaktit me Fidanin është kërkuar nga UEFA që të vetizolohet!”.

Drita është ankuar në UEFA-në në këtë rast derisa ka thënë se “UEFA po vepron me standarde të dyfishta”.

“E habitshme se çfarë po ndodhë, e habitshme se si UEFA vepron me standarde te dyfishta, ku vetizolon lojtarin që rezulton katër herët e fundit negativ. Kjo është e pabesueshme se si mund ti ndodhë një gjë e tillë një organizatori siç është UEFA!”, thuhet në postimin e Dritës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka postuar një foto në…