Drita deklasoi KEK-un. Drenica befason Llapin  

19 gusht 2018 | 19:15

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani e ka deklasuar KEK-un, duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-0.

Nga dy gola për skuadrën vendase i shënuan Betim Haxhimusa dhe Endrit Krasniqi, kurse një tjetër e shtoi mbrojtësi Fidan Gërbeshi.

Në ndeshjet tjera Flamurtari e mposhti Ferizajn (1-0), dhe Ballkani e mposhti Lirinë (0-1). Befasinë më të madhe në këtë xhiro e shkaktoi  Drenica duke e mposhtur në Podujevë, Llapin (0-1).

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zyrtarizimit të trajnerit, sot KB Prishtina ka zyrtarizuar edhe…