Drita dhe Gjilani ndajnë pikët
14 dhjetor 2025
| 15:14
Drita dhe Gjilani kanë barazuar 1-1 në kryederbin e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës, në një përballje të zjarrtë dhe emocionuese nga minuta e parë deri në fund.
Arb Manaj hapi rezultatin për Dritën pas 75 minutash lojë, por gëzimi i vendasve zgjati vetëm katër minuta, pasi Armend Thaqi barazoi për Gjilanin me një supergol nga gjuajtja e lirë (79’).
Të dyja skuadrat krijuan raste të shumta për të fituar, por nuk arritën t’i konkretizonin. Pas këtij barazimi, Drita qëndron në vendin e pestë me 25 pikë, ndërsa Gjilani renditet një pozitë më poshtë me 23 pikë.



